“WOB Albania” organizon të parën konferencë vjetore të grave në borde
Flitet gjithmonë e më shpesh për aftësitë drejtuese të vajzave e grave, sidomos në korporata të mëdha. Edhe pse po i shohim gjithmonë e më shpesh në pozicione të rëndësishme, numri i vajzave e grave në Bordet e korporatave, kompanive e bizneseve më të mëdha vend mbetet ende i ulët.
Nisur nga kjo më 30 tetor, “Women on Board Albania” priti konferencën e parë vjetore, duke mbledhur së bashku liderë, novatorë dhe advokues të kontributit të grave në lidership.
Ky forum me temën “Leading on the Edge: How Women on Boards Can Make a Difference”, theksoi formësimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për gratë, veçanërisht përmes mbështetjes dhe aksesit në financa.
“Në qeveri dhe në administratë kemi një pjesëmarrje diku te 40 dhe 47% të gjinisë femërore në drejtim, ku në koerporatë bie midis 8 dhe 16%, pra ndryshimi është flagrant. Mendojmë se ka nevojë të vendosim fikus”,-tha Albana Vrioni, Drejtore Ekzekutive e WoB.
Ndërsa deputetja Milva Ekonomi, teksa përshëndeti këtë iniciativën e organizatës, u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë gati tregun për BE.
“Është një iniciativë e huazuar nga Komiteti Europian. Kjo iniciativë ia vlen për të përshëndetur. Shqipëria duhet të bëhet gati sepse nga ana tjetër rrugëtimi ynë drejt tregut evropian, kërkon që ne të zbatojmë disa nga rregullat që BE kërkon. Mbajmë vendin e 23 për atë që quhet pozicioni i gjinisë”,- tha Milva Ekonomi, deputete.
I pranishëm në këtë konferencë, ishte dhe Andre Rizzo, kreu i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë.
“Hapat e reformave duhet të përshpejtohen dhe nëse ne duam të hapim kapituj të rinj brenda 2025-s, sikurse u përmend nga presidentja Von der Leyen, mendoj se kjo është një detyrë e paarritshme, por që kërkon një vullnet të fuqishëm politik për të arritur përpara.”
Në këtë konferencë u vu në duke se si gratë kanë arritur të futen në bordet drejtuese.
“Ndryshimet e pjesëmarrjes së zonjave sot në drejtim janë të dukshme, me çfarë ka qenë situata vite më parë. Ndrërmarrjet prodhuese që janë të mëdha, e kanë ngritur dukshëm pjesëmarrjen në kompani. Zonjat e kanë fituar me arsimim dhe guxim”, Antonela Hako, Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas.
Sipas të dhënave mes vitit 2016 dhe vitit 2024 ka një rritje të dukshme të përfshirjes së grave në borde. Rritja është nga 13.3 % pjesëmarrja e gruas në bordet drejtuese në 44% në sektorin banker po kjo nuk replikohet në sektorët e tjerë.
Gratë e fuqizuara nxisin inovacionin ekonomik dhe social. Këto aspirata frymëzuan themeluesen e “Women on Boards” dhe po lidhin gra dhe burra të nderuar shqiptarë që e konsiderojnë diversitetin gjinor në Borde si një gur themeli për një Shqipëri (dhe një botë) më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre