Vakanca në Kushtetuese, të premten mblidhet KED, shqyrtimi i 10 kandidaturave
Të premten Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë mbledhje për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Në mbledhje do të hidhet shorti për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Emrat e 10 kandidatëve për vendin vakant u publikuan të mërkurën nga Kuvendi.
Bëhet fjalë për:
- Alfred Balla2. Eris Hysi3. Gentian Zyberi4. Irena Nino5. Klodian Rado6. Naureda Llagami7. Nertila Sadedini8. Nurihan Meta (Seiti)9. Roland Ilia10. Sinan Tafaj
Me dorëheqjen e gjyqtares Elsa Toksa, një muaj më parë Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.
Në mbledhje gjithashtu do të ketë diskutime përcaktimin kohëzgjatjes së mandatit të vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese ndërsa do diskutohet dhe për shprehjen e qëndrimit të KED lidhur me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit