Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin, zjarrfikësit 4 orë në luftë me flakët
Një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e datës 29 nëntor. Nga zjarri nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Ishte roja i biznesit i cili ka konstatuar zjarrin dhe ka lajmëruar menjëherë Shërbimin Zjarrfikës dhe Policinë. Fillimisht në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit e Kurbinit, por situate doli jashtë kontrollit dhe u kërkua ndihmë nga zjarrfikësit e Lezhës, Kurbinit, Tiranës dhe Kamzës te cilët ndihmuan në shuarjen e flakëve dhe shmangien e rrezikut për zonën e banuar aty pranë.
Për shkak edhe të erës së fortë operacioni ishte mjaft i vështire, ndërsa për të garantuar sigurinë policia bllokoi rrugën e vjetër Laç-Milot.
Pas shuarjes së flakëve nisi dhe përllogaritja e dëmeve të cilat janë të konsiderueshme, pasi njëra nga magazinat me vajta dhe lëndë të parë për prodhimin e këpucëve është shkrumbuar plotësisht. Po ashtu, grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim, zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta