Digjet fusha e plehrave në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

4 Tetor 2021 | 17:11

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar tym dhe ndotje në të gjithë zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

Zjarri ka nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është i qëllimshëm. Këtë variant e konfirmoi edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Për 20 vjet, që këtu digjeshin plehra dhe askush nuk kujtohej për këto plehra, ndërsa sot e konsiderojnë një incident dhe policia është duke gjetur shkaktarët. Thuhet zjarrvënie e qëllimshme dhe kjo u takon organeve të rendit ta gjejnë dhe ta thonë”, theksoi ai.

Që prej konstatimit të zjarrit 7 automjete zjarrëfikse po veprojnë në zonë. Janë më tepër se 25 efektivë të cilët janë angazhuar në terren. Krahas tyre janë edhe personel i Bashkisë së Vlorës.

Zjarri ka përfshirë kryesisht mbetje plastike, të cilat po digjen duke alarmuar edhe banorët e zonave përreth, nga era e rëndë dhe ndotja mjedisore që mund të shkaktohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise. Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit kosovar...
19:20 | 28/07/2026

Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar

Europa rrezikon të mos arrijë objektivin për eliminimin e hepatitit viral si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Paralajmërimi vjen nga Qendra Europiane...
18:43 | 28/07/2026

Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh

Rruga që lidh zonat periferike të Durrësit me Universitetin “Aleksandër Moisiu” vijon të jetë në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një shqetësim të...
18:39 | 28/07/2026