Digjet sërish Kurani në Suedi, ngjarja para samitit të NATO-s në sytë e policisë

29 Qershor 2023 | 14:26

Pamjet e djegies së Kuranit në sytë e gjithë botës islamike ka turpëruar qeverinë suedeze pak ditë përpara samitit të NATO-s, që do të diskutojë aksesin e vendit në Aleancë.

Një person me origjinë irakiane ka djegur një kopje të librit të shenjtë përpara xhamisë së madhe të Stokholmit. Ai ishte autorizuar ta bënte këtë nga policia, njësoj si në rastin e një ekstremisti danez janarin e kaluar.

Eventi, që u zhvillua në sytë e oficerëve të shumtë policorë, u ndoq nga rreth 200 persona që nuk aprovuan atë që panë.

“Nuk duhet t’i tolerojmë këto gjëra, duhet t’u themi mjaft. Nuk është mirë të poshtërosh të tjerët”, tha një grua.

Turqia që ka vendosur veton ndaj hyrjes së Suedisë në NATO, për shkak të pritjes së militantëve të organizatave kurdë, e ka kritikuar ashpër atë që ndodhi dhe ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të heqë veton.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026