Digjet makina e një gazetari në Bulqizë, policia: Dyshohet për djegie të qëllimshme, vijojnë hetimet

26 Prill 2026 | 09:18

Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Bulqizë. Mësohet se rreth orës 02:58, pronari i mjetit tip “Ford Fiesta” ka konstatuar se makina është përfshirë nga flakët. Mjeti mësohet se ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Policia njofton se pronari i mjetit është gazetari Sami Curri dhe se dyshohet për djegie të qëllimshme. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026