“Diktator”| Përplasjet e Trump me Zelenskyn ndër vite, telefonata që e çoi nën hetim
Marrëdhënia mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka arritur një pikë pa kthim. Trump e ka quajtur Zelenskyn një “diktator” të cilit i ka përfunduar mandati dhe që refuzon të kryejë zgjedhje. Ai vazhdoi sulmet ndaj presidentit ukrainas dhe në postimet e tij në rrjetet sociale, duke e cilësuar Zelenskyn një “aktor humori” që ka shpenzuar 350 miliardë dollarë të SHBA-ve për një luftë të pakuptimtë.
Deklaratat e Trump erdhën pasi Zelensky tha se Trump jeton mes dezinformatave ruse.
Marrëdhënia e Trump dhe Zelenskyt nuk ka qenë kurrë pa tensione. Një telefonatë e vitit 2019 mes tyre çoi në procesin e parë për shkarkimin e Trump, gjatë mandatit të tij të parë si president.
Trump u akuzua për shkelje të ligjit pasi i kërkoi liderit ukrainas të hetonte rivalin e tij, Joe Biden, duke kërkuar informacione për djalin e tij Hunter Biden, që mund t’i përdorte për fushatën e tij të vitit 2020. Demokratët e cilësuan kërkimin e ndihmës nga një entitet i huaj për fitoren në zgjedhje si të paligjshëm, por Trump mohoi se kishte bërë ndonjë gabim. Ai u fajësua në dhjetor të vitit 2019, por u shpall i pafajshëm nga Senati.
Kjo telefonatë çoi gjithashtu në një referim të Departamentit të Drejtësisë për të hetuar nëse veprimet e Trump përbënin shkelje të ligjit të financimit të fushatës. Prokurorët e refuzuan hetimin, por transkripti i telefonatës zbuloi se Trump ofroi mbështetje nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar Biden.
Trump më vonë e mbrojti këtë sjellje si normale dhe në përputhje me ligjin, ashtu si edhe Zelensky, i cili përpiqet të ruajë një marrëdhënie të kujdesshme me administratën Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës