“Dimë ku t’i fusim duart dhe ku ta vëmë gishtin”, Bejko ironizon posterin e Këlliçit

7 Maj 2023 | 11:42

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga objektivat e rëndësishme të programit të tij është të çlirojë tregun e ndërtimit.

Kjo sipas tij do të bëhet duke prerë duart e oligarkisë politike dhe krimit, që siç tha në partneritet me Ramën po pastrojnë para në Tiranë.

Bejko bëri ironi me posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit, teksa tha se “PD di ku i fut duart dhe ku e vë gishtin”.

“Tregu i ndërtimit duhet të çlirohet, duke prerë duart e oligarkisë politike dhe krimit, që në partneritet me Ramën po pastrojnë para, 1,6 mln euro pastrohen në Tiranë. Do hetojmë lejet e ndërtimit dhe do bashkëpunojmë me drejtësi që ky lloj monopoli të marrë fund. Bashkia ka në dorë që të mos i përqendrojë në 5 duar fondet, kjo tregon korrupsion të lartë…Ne dimë se ku t’i fusim duart, dimë dhe ku ta vëmë gishtin”, tha Bejko.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026