Diplomatë nga BE-SHBA në Prishtinë e Beograd, në negociata përfshihet edhe Italia
Të premten pritet që pesë diplomatë nga BE-ja dhe SHBA-ja të shkojnë në Prishtinë dhe në Beograd. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet.
Ai ka thënë se, në përpjekje për ta avancuar dialogun, emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Lajçak, në këtë vizitë, do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun Kosovë – Serbi; këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Për herë të parë, në negociata do të perfshihet drejtperdrejt edhe Roma zyrtare. Këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit të shoqëruar nga Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, do të zbarkojnë në Prishtinë dhe Beograd në përpjekjen për jetësimin e të ashtuquajturit plan franko-gjerman.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pritet që të marrë zgjidhje çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, marrëveshje për të cilën ka një presion të madh drejt qeverisë së Kosovës që ta themelojë në pajtim me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.
Dëshirën e Italisë për t’iu bashkuar Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për normalizimt të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë e kishte shprehur kryediplomati italian, Antonio Tajani, gjatë vizitës që ka pasur në Kosovë në fundin e nëntorit të viti të kaluar.
Kryediplomati italian kishte thënë se janë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein