Diplomatët nderojnë viktimat, ambasadorët e SHBA-BE, lule pranë memorialit në Moskë
Diplomatë të huaj nga Shtetet e Bashkuara, vendet e BE-së, Afrikës dhe Amerikës Latine u bashkuan me mijëra qytetarë që vendosën buqeta me lule pranë memorialit të viktimave të masakrës në sallën e koncerteve “Krokus City Hall” në Moskë.
Të paktën 143 persona mbetën të vrarë dhe 551 të plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj mijëra të pranishmëve dhe i vunë zjarrin godinës, më 22 mars, në atë që konsiderohet si sulmi më i rëndë në Rusi ndër vite.
Autoritetet ruse arrestuan 4 shtetas nga Taxhikistani ditën e sulmit. Kremlini deklaroi se ata po përpiqeshin të udhëtonin në Ukrainë kur ranë në pranga. Nga ana e tij, Kievi zyrtar ka mohuar çdo përgjegjësi duke i cilësuar pretendimet e Moskës “absurde”.
Një fraksion i grupit terrorist Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë e sulmit përmes një deklarate të publikuar në agjencinë e lajmeve “AMAK”, por nuk dha prova për të mbështetur deklaratën.
Në total 9 të dyshuar janë paraqitur në gjykatë, disa prej të cilëve të dhunuar, dhe janë dërguar në burgim në pritje të gjykimit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë