Disa mbushin pishinat, të tjerë lahen me tenxhere

11 Gusht 2022 | 18:18

Thatësirat historike që goditën Francën, Italinë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera evropiane, përveç zjarreve shkaktuan edhe probleme me furnizimin me ujë.

Më shumë se 100 komuna në Francë mbetën pa ujë, për këtë arsye qeveria e këtij vendi formoi një ekip krize, ndërsa ministri holandez i Infrastrukturës Mark Habers u bën apel qytetarëve që të bëjnë dush më shpejt dhe të mos shpërdorojnë ujin për ujitjen e kopshtit dhe larjen e makinave.

Probleme të tilla qytetarëve të Serbisë nuk u kanë shpëtuar prej vitesh dhe ekspertët paralajmërojnë se çdo vit i ardhshëm do të sjellë temperatura më të larta dhe thatësira të reja.

Në muajt e verës banorët e Ledinës mund të përdorin ujin vetëm gjatë natës. Për shkak të presionit të ulët, qytetarët e kësaj pjese të Beogradit duhet të blejnë ujë në ditët më të nxehta.

Problem me ujin kanë edhe banorët e Mlladenovcit, Topolës, rrethit Zlatibor, Perutinës afër Nishit dhe pjesëve të tjera të Serbisë. Arsyet janë të ndryshme në çdo vend, por kryesisht ato janë një kombinim i dy faktorëve: furnizimi i dobët me ujë dhe thatësira.

Për t’u marrë me këtë, është thelbësore që Serbia të investojë më shumë në burimet ujore, sipas Zoran Stevanoviq, profesor i Fakultetit të Minierave dhe Gjeologjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026