Disa të plagosur nga sulmet e reja ruse në Kharkiv
Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin Kharkiv në verilindje të Ukrainës mëngjesin e së martës, duke i plagosur katër njerëz dhe duke shkaktuar dëme, njoftuan zyrtarët rajonalë.
“Sa i përket sulmit të mëngjesit, cak ishte një objekt infrastrukturor”, tha kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov.
Edhe guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synyehubov, tha në Telegram se një objekt infrastrukturor është dëmtuar, duke shtuar se mbetjet e dronëve të rrëzuar dëmtuan disa shtëpi private në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Mëngjesit e së martës u lëshuan sirena në gjithë Ukrainën, për paralajmërimin e sulmeve ajrore.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 28 prej 29 dronëve me të cilën Rusia kreu sulme gjatë natës në shtatë rajone të vendit.
Dy dronë të rrëzuar në rajonin Dnipropetrovski një objekt, por nuk u raportua për viktima, tha guvernatori i këtij rajoni.
Tre dronë të llojit Shahed u rrëzuan në rajonin Herson, ndërsa 14 të tjerë u rrëzuan në rajonin Odesa, sipas ushtrisë ukrainase.
Cak i sulmeve me dronë ishin edhe rajonet Mikolaiv, Çerkasu dhe Kirovorad.
Rusia i ka shpeshtuar sulmet me dronë dhe raketa nëpër Ukrainë këtë pranverë, duke i shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës energjetike të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë