Disa vende u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina
Disa shtete u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, pasi shqetësimet se Rusia do ta pushtojë atë, sa vijnë e shtohen.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të parat që u bënë thirrje qytetarëve të tyre për t’u larguar, me presidentin Biden që tha se nuk do të dërgojë trupa për të shpëtuar amerikanët që mund të bllokohen në Ukrainë në rast se Rusia sulmon.
Por Ukraina thotë se deklarata si kjo e Biden e paraqesin situatën më të rëndë se ç’është aktualisht.
Më pas ishte Britania ajo që u bëri thirrje të gjithë shtetasve të saj “që të largohen tani, për aq kohë sa mjetet e transportit janë ende në dispozicion”.
Vendet e tjera që u kërkuan qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina janë Holanda, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Rusia mohon se po planifikon të pushtojë Ukrainën, pavarësisht grumbullimit të mbi 100 mijë trupave ushtarake në kufi më të dhe pavarësisht stërvitjeve ushtarake me aleatin e saj, Bjellorusinë.
Perëndimi, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se po afron një sulm i mundshëm.
Disa liderë perëndimorë si Macron, Biden dhe Johnson kanë zhvilluar takime me liderët rusë dhe ukrainas me qëllim zgjidhjen e konfliktit në mënyrë diplomatike.
Udhëheqësit e NATO-s mbajtën rishtazi një takim, pas të cilit Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha se blloku po qëndron “i bashkuar dhe i përgatitur për çdo skenar”.
Ukraina dhe Rusia janë nën ethet e luftës që prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë. Mirëpo këto tensione janë shtuar kohët e fundit.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës