Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza solli vdekjen e 100 gazetarëve

3 Maj 2024 | 10:09

Çdo vit më 3 maj, UNESCO  përkujton  Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Ajo shënohet sot në një kohë veçanërisht të rrezikshme për gazetarët në mbarë botën, me luftën e Izraelit ndaj Gazës duke u bërë konflikti më vdekjeprurës për gazetarët dhe punonjësit e medias.

“Kur humbim një gazetar, humbasim sytë dhe veshët për botën e jashtme. Ne humbasim një zë për ata që nuk kanë zë”, tha në një deklaratë sot Volker Turk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut .

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u krijua për të festuar vlerën e së vërtetës dhe për të mbrojtur njerëzit që punojnë me guxim për ta zbuluar atë.”

Periudha më vdekjeprurëse për gazetarët në Gaza

Më shumë se 100 gazetarë dhe punonjës të medias, shumica dërrmuese palestinezë, janë vrarë në shtatë muajt e parë të luftës në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).

Zyra e medias e Gazës ka numrin në më shumë se 140 të vrarë, që mesatarisht është pesë gazetarë të vrarë çdo javë që nga 7 tetori.

Që nga fillimi i luftës, të paktën 34.596 palestinezë janë vrarë dhe 77.816 të tjerë janë plagosur në Gaza. Më shumë se 8,000 të tjerë janë të zhdukur, të zhytur nën rrënoja.

“Gazetarët e Gazës duhet të mbrohen, ata që dëshirojnë duhet të evakuohen dhe portat e Gazës duhet të hapen për mediat ndërkombëtare”,- tha në një deklaratë në prill,  Jonathan Dagher, shefi i tavolinës së RSF-së për Lindjen e Mesme.

Sa gazetarë janë vrarë në mbarë botën në vitin 2024?

Deri më tani në vitin 2024, sipas CPJ-së, janë vrarë 25 gazetarë dhe punonjës të medias.

Të paktën 20 nga të vrarët ishin në Palestinë. Ndërsa dy u vranë në Kolumbi, dhe nga një në Pakistan, Sudan dhe Mianmar.

Në vitin 2023, më shumë se tre të katërtat e 99 gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në mbarë botën vdiqën në luftën Izrael-Gaza, shumica e tyre palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza.

“Që kur filloi lufta Izrael-Gaza, gazetarët kanë paguar çmimin më të lartë, jetën e tyre, për të mbrojtur të drejtën tonë për të vërtetën. Sa herë që një gazetar vdes ose lëndohet, ne humbasim një fragment të asaj të vërtete,” tha drejtori i programit të CPJ, Carlos Martinez de la Serna.

 

Sa gazetarë janë të burgosur?

Që nga 1 dhjetori 2023, 320 gazetarë dhe punonjës të medias u burgosën, sipas CPJ.

Kina (44 pas hekurave), Mianmari (43), Bjellorusia (28), Rusia (22) dhe Vietnami (19) renditen si me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur.

Kina ka qenë prej kohësh “një nga burgosësit më të këqij të gazetarëve në botë”, sipas CPJ.

Nga 44 gazetarët e burgosur në Kinë, gati gjysma janë ujgurë, ku ata kanë akuzuar Pekinin për krime kundër njerëzimit për ndalimet masive dhe shtypjen e ashpër të grupeve etnike kryesisht myslimane të rajonit.


LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026