Dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi për Ukrainën, i dërguari i Putinit: Rusia sheh përparim
Ukraina dhe Rusia filluan sot ditën e dytë të bisedimeve në Abu Dhabi nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar se si t’i japin fund luftës në Ukrainë, e cila po mbush katër vjet, tha të hënën kreu i delegacionit ukrainas që merr pjesë në negociata, Rustem Umerov.
“Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi ka filluar”, tha Umerov në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Po punojmë në të njëjtat formate si dje: konsultime trepalëshe, punë në grupe dhe sinkronizim i mëtejshëm i pozicioneve”, shpjegoi Umerov.
I dërguari i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, tha të martën se është bërë përparim dhe se ka një lëvizje pozitive përpara në bisedimet që po zhvillohen në Abu Dhabi midis rusëve dhe ukrainasve në prani të amerikanëve për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
“Padyshim që ka përparim”, u tha gazetarëve i dërguari i Kremlinit për çështjet ekonomike, duke denoncuar përpjekjet e “luftëdhënësve nga Evropa për të penguar këtë proces”.
“Luftëdhënësit nga Evropa dhe Britania po përpiqen vazhdimisht të ndërhyjnë dhe të prishin këtë proces. Megjithatë, sa më shumë përpiqen, aq më i dukshëm është përparimi”, tha ai.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona