Dita e Forcës së Kosovës, ceremoni ushtarake në kazermën ”Adem Jashari”
Data 27 nëntor në Kosovë shënohet si Dita e Forcës. Me rastin e kësaj dite, mbahet ceremoni ushtarake në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pjesëmarrjës janë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtar.
Ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të transmetojë fjalën e saj nëpërmjet një video, meqenëse ndodhet në vetëkarantinim si pasojë e infektimit me COVID-19.
Korrespondenti i Euronews Albania, Jeton Musliu tha se me ndryshimin e ligjit në vitin 2018 Forca e Kosovës u kthye në ushtri dhe prej asaj kohe Kosova ka ministri të Mbrojtjes.
Forcat u themeluan zyrtarisht më 1 janar 2009 me nismë të operacionit të NATO-s për siguri në Kosovë (KFOR) dhe trupat paqëruajtëse të OKB-së, sipas udhëzimeve të parashikuara të paketës së Martti Ahtisaari.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh