Dita Kombëtare e Katalonjës mblodhi 150 mijë separatistë në Barcelonë 

12 Shtator 2022 | 07:20

Rreth 150 mijë separatistë katalanas u mblodhën në Barcelonë në festën më të madhe katalane – Ditën Kombëtare të Katalonjës.

Asambleja Kombëtare Katalanase (ANC), grupi qytetar që organizoi marshimin, kundërshton me forcë bisedimet e qeverisë katalanase me qeverinë qendrore të Spanjës në Madrid.

Kjo organizatë me ndikim deklaron se ka humbur besimin tek partitë politike dhe është e gatshme të ecë përpara pa to, drejt një përpjekjeje të re për t’u shkëputur me Spanjën.

Kjo bëri që presidenti rajonal i Katalonjës, Pere Aragones, të bëhej presidenti i parë katalanas që nuk mori pjesë në marshimin vjetor të secesionistëve.

Dolors Feliu, presidentja e ANC, i tha AP se ajo shpreson se tubimi i të dielës do të shërbejë si një thirrje zgjimi për Aragonin për t’i dhënë fund negociatave me qeverinë qendrore.

Policia në Barcelonë tha se 150 mijë njerëz morën pjesë në tubim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026