Djali i Breçanit i përfshirë në trafikun e kokainës, dalin bisedat kur kapet “malli”
Të tjera detaje kanë dalë rreth 11 urdhër-arresteve të firmosura nga SPAK, mes të cilëve kishte edhe emra të njohur të Policisë së Shtetit.
Nga aplikacioni “SKY” janë zbardhur bisedat e grupit kriminal të trafikut të drogës, pjesë e të cilit ishte edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi.
Mësohet se biseda mes anëtarëve të grupit kriminal është realizuar në momentin që është kapur një sasi kokaine në Belgjikë.
Me datë 06.01.2021, në orën 08:00 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër “X”, ndërmjet përdoruesit të “Y”, i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit të “G”, i identifikuar si Eralbi Brecani, përdoruesit të “S”, i identifikuar si Besmir Mutati dhe perdoruesit te D**p, i paidentifikuar, si më poshtë.
Pjesë nga biseda:
Ismail Zeneli: Mjesi si jeni a jeni mire?…
Besmir Mutati: Mjesi dajlok Si je..
Ismail Zeneli: Mire ja presim, Qa thot (D**P).
Besmir Mutatu: Poo presim te njëherë të arrijë ora 4:22 min…
Ismail Zeneli: Hello. Everyone…
D**p: Ktu mke mu sot te shofim, Ca kutiash…
Ismail Zeneli: Si jeni.
Eralbi Breçani: Si ja kaluat.…
Ismail Zeneli: Pika Qa thojne kta ktej, Te than gje? Po. Te dhan info.
D**p: Audi o file. O daje nuk e di o vlla ska ndodh asnjë herë kështu, kam pyt gjith ato veta, deri tani, sic më ka ndodh dje në Anvers, nut i ka ndodh askujt. Nuk e di ca dreqin është o vlla. Dmth Të kalosh me jeshile portin, Te dalésh nga porti i Anversit të shkosh ne Hollande te kompania dhe té kapin atje kot pa lidhje, të vjen dogana kshu, nuk e di si ka mundësi….
Ismail Zeneli: Apo jo..
D**p: Ore une shumé miré mund të ndaloja me një depo ne Anvers a e ke parasysh. Nuk dilsha fare nga Belgjika. Po tham hait vari lesh ka kalu çdo rrezik o vila maroi. Të iki në kompani më mirë te impreza madre. Jo akoma, kam çu njerëz tani me pa pozicionin e kutise ku e kanë çu, pozicionin e kamionit edhe me pa edhe shoferin a është mrena apo është jasht. Kam çu njerëz tashi. Po do i marrim infot, ku do shkojnë ato, po puna është se q… ropt akoma nuk e besoj ça ka ndodh….
Ismail Zeneli: Asht kap per re kap apo si…
D**p: Sdim gjo daje, Akoma, Akoma Se dim. Ishalla zoti esht me njeri….
10.1.3.23. Me date 04.02.2021, në orën 01:56 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur “Y”
komunikon me përdoruesin e D**p, i paidentifikuar, dhe ky i fundit i dergon fotografine e
një letre, ku shikohet e shkruajtur me stilolaps shkrimet: “Shoferi, ROEL OTTER VELP. Avokati
MERV E.M.OOSTHOEK ROTTERDAM*.….
D**p: Kjo esht kutia anversit ku kishit edhe ju vidio e cdo gje i kam nis ke signal….”
Personi i përmendur në bisedë, Roel, nga informacioni që disponohet, perputhet me emrin e personit të arrestuar në Hollandë në ngjarjen, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 446 kg kokainë e fshehur në pjesën e dyshemesë se konteinerit.
10.2. Ngjarja e datës 18.02.2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 69 kg lëndë narkotike e lloiit kokaine në Brazil: 10.2.1. Sig është cituar edhe mësipër, rezulton se Prokuroria e Posaçme me datë 30.05.2023, me shkresen me Nr.L210.Prot, i ka përcjelle Ministrisë së Drejtësisë kerkesen për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve giyqësore te Brazilit, ku kërkohen provat e administruara nga autoritetet Braziliane te drejtësise ne lidhje me sekuestrimin e sasisë prej 69 kilogram lënde te dyshuar narkotike në portin detar të Santos me datë 18.02.202l. Ministria e Drejtësisë me datë 13.06.2023, me shkresen me Nr.2005/2.Prot. i ka përcjelle kërkesën Ministrisë së Drejtësisë te Brazilit.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor