“Djalli po përfiton nga pandemia”, mesazhi i Papa Françeskut në të Dielën e Palmës
Papa Françesku i nxiti të gjithë besimtarët e krishterë të rigjejnë forcën duke shtuar se “djalli po përfiton nga pandemia”.
Në Meshën e të Dielës së Palmës, e cila shënon nisjen e javës së Shenjtë Para Pashkëve nga sheshi Shën Pjetër Kreu i Vatikanit dha mesazhin e tij për të gjithë besimtarët ane mbanë botës.
“Ne po fillojmë Javën e Shenjtë, për herë të dytë gjatë një pandemie. Vitin e kaluar ne u shokuam. Këtë vit ne jemi më shumë nën presion dhe kriza ekonomike është bërë e rëndë. Në këtë situatë historike dhe shoqërore Zoti merr kryqin, Jezusi merr kryqin dhe merr përsipër të keqen që ka përfshirë këtë realitet, një e keqe fizike, psikologjike dhe mbi të gjitha shpirtërore. Djalli po përfiton nga kriza për të mbjellë mosbesim, dëshpërim dhe përçarje”, tha Papa Françesku.
Që kur u zgjodh në 2013, Papa Françesku e bëri të qartë se ai beson se djalli është i vërtetë, duke thënë në një dokument të vitit 2018 se ishte gabim ta konsideronte atë një mit.
Për shkak të pandemisë të pranishëm në meshën e së dielës ishim vetëm 120 besimtarë e të gjithë me maska e duke respektuar rregullat anti covid. Bazilika ishte e zbukuruar me disa degë ulliri e palma.
Klerikët dhe besimtarët katolikë u mblodhën edhe në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem për të festuar të Dielën e Palmës.
Patriarku i Jeruzalemit, u dha klerikëve dhe besimtarëve palma përpara se t’i dërgonte në një procesion që rrethonte edikulin, një faltore me kupolë e ndërtuar mbi vendin ku u vendos trupi i Jezuit pasi u hoq nga kryqi, pastaj u varros, dhe ku besohet se ai u ringjall nga vdekja. Pjesa e mbetur e shërbimeve të Javës së Shenjtët-E enjtja e Madhe, e Premtja e Madhe, e Shtuna e Madhe dhe Pashkët të Dielën e ardhshme, gjithashtu do të zhvillohen me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta