Djegia e Kuranit/ Kryeministri suedez i shqetësuar për djegien e librit të shenjtë
Djegia e Kuranit në Suedi ka nxitur protesta në këtë shtet, por edhe në vende të tjera të botës. Qeveria Suedeze akuzon Moskën se po nxit deziformim.
Suedia vazhdon të përballet nga një ana me grupe ekstremiste qe si mjet reagimi kane djegien e librit të shenjtë të besimtarëve mysliman Kuranit. Zemërim në rritje po sjell protesta dhe akte dhune ne vende te ndryshme te botes kundër ambasadave suedeze.
Përveç ekstremistëve Suedia fajëson Moskën se fshihet edhe pas një fushate dezinformuese anti-suedeze
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë të enjten se ndihet “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit në shtetin skandinav.
Është njoftuar se një varg protestash do të mbahen javën e ardhshme, të cilat mund të digjet libri i shenjtë i myslimanëve, ka thënë lideri i Partisë së Moderuar në një konferencë për media në Stokholm më 27 korrik.
Kristersson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse protestat duhet të lejohen të mbahen apo jo.
Qeveria do t’i angazhojë 15 agjenci për forcimin e masave mbrojtëse kundër terrorizmit, njoftoi ai. Aksionet islamofobike të grupeve të vogla në Suedi dhe në Danimarkë, në të cilat u dogjën kopje të Kuranit, kanë nxitur protesta të ashpra dhe kërcënime në disa vende myslimane. Reagimet në Irak, qeveria e të cilit e përzuri ambasadorin suedez, ishin në veçanti të dhunshme.
Të mërkurën, Shërbimi i Inteligjencës i Suedisë, paralajmëroi se djegia e Kuranit së fundmi ka krijuar rrezik të madh të siguruar në Suedi. Në një konferencë për media të enjten, shefja e shërbimit inteligjent, theksoi se shkalla e paralajmërimit të terrorit nuk është ngritur ende, por shtoi se vendi ka kaluar nga një cak “i arsyeshëm” në një “prioritet” në sytë e ekstremistëve islamikë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë