Djokovic vendos rekord absolut në tenis, serbi parakalon Roger Federer

15 Janar 2025 | 11:15

Dueli në Australian Open ndaj Jaime Farias ishte tepër i veçantë për Novak Djokovic, krahas fitores e sigurimit të kalimit për në fazën tjetër të kompeticionit, për faktin se serbi numëron përballjen numër 430 të luajtur në grand slam. Ai ishte në balotazh me Roger Federer, por këtë të mërkurë arriti ta lërë pas atë, duke qëndruar i vetëm në krye, e regjistruar një tjetër rekord në karrierën me shumë arritje personale.

Dueli i vlefshëm për fazën e 1/32 në Australian Open rezultoi më i vështirë nga sa pritej për Djokovic, i cili e pa veten në barazim 1-1 pas dy seteve të luajtura. Më tej serbi u mobilizua plotësisht duke fituar 6-3 dhe 6-2, për të vulosur triumfin 3-1 ndaj 21 vjeçarit që renditet i 125-ti në botë.

“Unë e dua këtë sport, e dua konkurrencën. Përpiqem të jap maksimumin tim çdo herë. Kanë kaluar mbi 20 vjet që kam garuar në Grand Slams në nivelin më të lartë. Pavarësisht nëse fitoj apo humbas, gjithmonë do ta lë zemrën time jashtë fushës. Jam i bekuar që po bëj një tjetër rekord”, deklaroi 37-vjeçari pas fitores.

Vetëm 3 tenistë e kanë kaluar shifrën e 400 ndeshjeve në grand slam, Djokovic, Federer dhe Serena Williams me 423 të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026