‘Do dëboheni’, avokati: Britania nuk i pret krahëhapur emigrantët e paligjshëm
Avokati Naim Hasani i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, pasi do të dëbohen.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hasani u shpreh se Britania e Madhe nuk i pret krahëhapur emigrantët e paligjshëm.
“Britania e Madhe nuk i pret emigrantët e paligjshëm me krahëhapur. Nëse ju merrni një udhëtim të rrezikshëm nga Shqipëria me gomone, paguan një shumë të caktuar parash ose një mënyrë tjetër, Britania nuk do t’i presë me krahëhapur. Sapo mbërrin në Britani, nëse të kapin autoritetet britanike je i detyruar të dorëzohesh sepse nuk shkon.
Gjëja e parë që bëjnë, është seleksinimi i personave me probleme të ndryshme, nëse je një person i cili nuk ke probleme apo nuk ke përjetuar tortura në Shqipëri, nëse nuk ke arsye do të kthehesh mbrapsht. Ka pasur me vite kërkesa për azil të shqiptarëve dhe janë refuzuar’, theksoi avokati.
Qeveria britanike i është drejtuar me një paralajmërim urgjent bandave, shumica prej tyre falë statistikave të bëra publike së fundmi, zbulohet se janë shqiptarë.
Një individ shqiptar i deportuar ishte dënuar me tre vjet burgim për tentativë për t’u përfshirë në komunikim seksual me një të mitur.
Statistikat e Home Office raportuan sot se 1.741 emigrantë të paligjshëm janë larguar nga Britania e Madhe që nga fillimi i vitit, përfshirë 487 shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU
Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore