“Do dorëzohem”- Telefonata që “zbërthen” planin e Bujar Fandaj për vrasjen e gruas

21 Dhjetor 2023 | 14:12

Bujar Fandaj pas kryerjes së krimit të rëndë në Itali, rreth orës 19:00 të së martës, ka telefonuar karabinierët në numrin 112 duke përdorur një celular pa kartë SIM. Ai u konfirmoi autoriteteve se ishte njeriu që kishte vrarë Vanessa Ballan dhe u dha fjalën se do të dorëzohej ditën e nesërme në komisariatin e qytetit.

Hetuesi mendojnë se vrasja e Vanesës ishte me paramendim dhe kjo telefonatë ishte pjesë e planit të arratisjes së 41-vjeçarit nga Kosova.

Përdorimi i një celulari të pagjurmueshëm është një element që, së bashku me të tjerët, akrediton paramendimin dhe planifikimin e ngjarjes së bujshme.

Bujar Fandajt ekzekutoi mëngjesin e të martës 27-vjeçaren shtatzënë Vanessa Ballan duke e goditur 7 herë me thikë në ambientet e banesës.

41-vjeçarja dhe viktima kishin pasur një hitori të shkurtër dashurie, megjithëse kjo e fundit ishte e martuar.

Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello.

Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.

Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës .41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi  se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 teto dhe t’i rrëfente tradhtinë bashkëshortit.

Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 26 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026