“Do ekspozohen afera të mëdha shtetërore”, paralajmërimi i Gjonit për dosjen Epstein

4 Shkurt 2026 | 21:43

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me dosjen e Epstein. Gjoni gjatë fjalës së tij theksoi se kjo çështje mund të ekspozojë afera shumë të mëdha shtetërore.

Sipas tij, pozicioni i Epstein ka ndryshuar pasi pak muaj më parë ai shihej si pedofil ndërkohë me detajet e reja të publikuara dalin në pah se ai kishte lidhje me persona të rëndësishëm. Mes pyetje që ngriti ishte sesi Epstein arriti të ftonte persona kaq të rëndësishëm në ishullin e tij dhe madje t’i kthente ata në miq të tij.

“Tani pra kemi kemi të bëjmë me një lloj aktiviteti që mund të ekspozojë afera shumë të mëdhaja shtetërore. Në qoftë se ky robi ishte thjesht një pedofil deri para ca muajsh tani ky ky person duket qartë që është një ingranazh shumë i rëndësishëm i një mekanizmi superanacional, potencialisht i motivuar, i paguar nga agjentë ose entitete shtetërore.

Potencialisht mund të ketë pasur edhe,  le të themi agjenci inteligjence jo shtetërore në bashkëpunim me agjenci inteligjence shtetërore. Aludimet janë të natyrshme në mendjen time për sa kohë që ekspozohet perëndimi, duket që një aktor lindor, jo perëndimor mund të ketë interes për t’i ekspozuar dhe për të për të demonstruar degradimin moral të shoqërive perëndimore.

Kush e ka këtë interes? Sigurisht Rusia ka vite që flet që në 2013-ën flet për degradimin moral të vlerave evropiane e tjera e të tjera. Ka shumë pikëpyetje kjo aferë. Si arriti ky të penetronte në rrethet më të larta të vendimmarrjes amerikane dhe evropiane?

Si arriti ky që t’i ftonte këta, t’i bënte miq personalë, t’i ftonte në ishullin e tij? Pse ky ka pasur një mani kaq të madhe për të filmuar dhe për të bërë foto për çdo gjë?”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026