“Do fitojmë 61 bashki”, Klosi: Me Kavajën bëmë gabim në zgjedhjet e shkuara

23 Mars 2026 | 21:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. Sipas tij, PS nuk ka asnjë bashki ku mund të thotë se nuk garon dot pasi nuk mund të fitojë.

Ai theksoi se fitorja në 61 bashki është e mundshme. Klosi ndër të tjera theksoi se bashkitë e humbura në zgjedhjet e kaluar ndodhën për shkak të gabimeve teksa mori shembull Kavajën.

“Partia Socialiste nuk ka asnjë, më të voglin hapësirë që mos garojë për të 61 bashkitë e vendit. Nuk e kemi ne asnjë hapësirë që mos garojmë, ne nuk mund të themi që në këtë bashki ne o vëlla nuk fitojmë dot. Do bëjmë garën por nuk fitojmë dot. Ne kemi të 61 bashkitë shumë të mundshme për të fituar.

Ato gjashtë bashki, pesë bashki që kemi humbur 2021-in, 2023-n e kam thënë dhe këtu i kemi humbur për fajet tona.  Ore, ne mund të bëjmë prapë gabimet. Pa dyshim zgjedh një kandidat gabim, prish një ekuilibër lokal, bën një përzgjedhje të gabuar, nuk arrin t’ju përgjigjesh si duhet njerëzve, nuk arrin ta trajtosh si duhet problematikën e zgjedhjeve të kaluar dhe humbet. Ne s’kemi humbur në Kavajë se Kavaja është bastion.

Ne kemi humbur në Kavajë se gabuam. Ne kemi humb Memaliajn. Kemi humbur Pukën, e kishim fituar. Bëme gabim, mund ta humbim një për gabim. Ne nuk kemi asnjë bashki ku s’kemi fitues ose arsye për të mos fituar”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026