Do gjykohet për vrasjen e 7 foshnjave, infermierja monstër s’do të jetë e pranishme

21 Gusht 2023 | 10:57

Infermierja Lucy Letby do të dënohet pasi u shpall fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave, 33-vjeçarja do dënohet gjithashtu edhe për tentativë vrasje për 6 foshnja të tjera.

Gjyqi kundër saj zgjati 10 muaj dhe mendohet të jetë gjyqi më i gjatë sa i takon vrasjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Infermierja monstër, ka kërkuar të mos jetë e pranishme në seancën ku do jepet vendimi për të , madje ajo ka kërkuar që të mos i ndjekë procedurat lidhur me të as mes një video-lidhje nga burgu. Në këtë mënyrë ajo nuk do mund të dëgjojë familjet e viktimave të tregojnë se si krimet e saj kanë ndikuar në jetën e tyre.

Letby, infermierja e cila qëllimisht injektoi ajër në trupat e foshnjave, i ushqeu me forcë me qumësht dhe helmoi me insulinë dy prej tyre në periudhën 2015-2016 refuzoi të paraqitej në bankën e të akuzuarve në vendimet e fundit të lexuara të  premten.

Letby, me origjinë nga Hereford, shpërtheu në lot ndërsa vendimet e para të fajësisë u lexuan nga përgjegjësi i jurisë më 8 gusht pas 76 orësh diskutimesh.

Ajo qau me kokën ulur ndërsa grupi i dytë i vendimeve të fajësisë u kthye në 11 gusht.

Refuzimi për të marrë pjesë në gjykatë javën e kaluar ka çuar në thirrje të përsëritura për një ligj të ri për të detyruar kriminelët e dënuar të marrin pjesë në gjykatë për seancat e dënimit.

Mungesa e pritshme e Letby në bankën e të akuzuarve është e fundit në një seri gjyqesh të profilit të lartë ku vrasësit e dënuar kanë refuzuar të paraqiten, duke përfshirë vrasësit e Zara Aleena në Londër dhe nëntë vjeçaren Olivia Pratt-Korbel në Liverpool.

Ish-guvernatori i burgut Prof Ian Acheson i tha gjykatësve të BBC-së se duhet të kenë fuqinë për të detyruar kriminelët në sallën e gjyqit “të dënohen para njerëzve që kanë dëmtuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026