‘Do hamë më pak’, qytetarët të shqetësuar pas rritjes së çmimeve
Rritja e çmimeve në fruta, perime dhe bulmet, ka bërë që qytetarët të kursejnë për t’u ushqyer.
“Do hamë më pak. Jemi të detyruar të blejmë më pak dhe më të domosdoshme se të tjerat”, shprehen qytetarët për Euronews Albania.
Konsumatorët thonë se gjatë kësaj periudhe ka pasur luhatje çmimesh nga dita në ditë.
“Shumë ka patur shumë. Kjo ndryshon me ditë, herë më ulët herë më lart. Edhe ndikon, ndoshta jo shumë por ndikon. Ne po bëjmë gati një muaj me rritje të çmimeve”, thonë qytetarët.
Të tjerët thonë se kanë nisur të bëjnë llogaritë dhe për pasojë kanë ulur sasinë e ushqimeve që konsumojnë.
“Heqim diku tjetër dhe përveç këtyre është edhe kjo që blejmë më pak sasi”, shtojnë qytetarët.
Ata theksojnë se nuk kanë mundësi të kursejnë para pasi çmimet e shportës janë shumë të larta.
“Kjo është jetesa këtu në Shqipëri. Për të kursyer nuk kursejmë fare, çfarë të kursesh me këto çmime që janë këtu? Çdo gjë është rritur, nuk ke çfarë bën” shprehen të tjerë.
Tregtarët tregojnë se kjo rritje ndodh çdo vit pas sezonit të verës.
“Për shkak të thatësirës që është nuk ka shi dhe duhet ujë. Uji është me sahat, sahati punon dhe është shumë shtrenjtë. Ankohen (qyetarët) por kështu shkon kjo punë”, pohojnë tregtarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq