“Do jem ndaj Cagliarit”, Modriç tregon gatishmërinë për Milanin

24 Maj 2026 | 21:05

Modriç do të jetë në dispozicion të Milanit për ndeshjen ndaj Cagliarit. Mesfushori do kthehet në fushë, pas frakturës së pësuar dhe do kontribuojë për kuqezinjtë.

“Ndihem mirë dhe po përmirësohem fizikisht. Jam rikthyer në stërvitje me ekipin dhe tashmë po mësohem me maskën. Jam gati të kthehem”, tha ai për Sportmediaset.

“Dua vërtet të kthehem të luaj. Është e vështirë jashtë sepse nuk mund t’i ndihmosh shokët e ekipit, si ajo që ndodhi kundër Genoas, për shembull. Natyrisht, Allegri do të vendosë, por unë jam i disponueshëm.”

Mbi sekretin e jetëgjatësisë së tij, duke pasur parasysh 40 vitet e kartës së tij të identitetit që, megjithatë, nuk janë të dukshme në fushë: “Ka shumë faktorë si të fjeturit mirë, të stërviturit mirë, t’i kushtosh vëmendje gjithçkaje, por gjëja më e rëndësishme është pasioni dhe dashuria ime për futbollin”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit

FIFA ka nisur një hetim pas pretendimeve për abuzim racist ndaj influencuesit amerikan të rrjeteve sociale, IShowSpeed, gjatë ndeshjes Argjentinë–Kepi i Gjelbër në Kupën e...
19:12 | 08/07/2026

FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash

Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll po e shijon suksesin në Kupën e Botës. Por një dramë po zhvillohet prapa skenave. Autoritetet amerikane kanë nisur një...
17:54 | 08/07/2026

​Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës

Federata e Futbollit e Egjiptit ka paraqitur ankesë zyrtare në FIFA, duke kërkuar hetim ndaj ekipit të arbitrave që ndau drejtësinë në ndeshjen e 1/8...
16:30 | 08/07/2026