“Do lindë një ‘botë e re’”- Osmani: Pritet një përplasje e madhe ushtarake SHBA-Kinë
Eksperti i sigurisë, Kreshnik Osmani, është shprehur se një botë e re do të lindë pasi SHBA-të dhe Kina të merren vesh me njëra-tjetrën.
Komentet Osmani i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se kjo nuk mund të arrihet pa një përplasje të fuqishme diplomatike dhe ushtarake mes dy vendeve.
Ai shtoi se amerikanët e kanë të qartë se armiku dhe kërcënimi i tyre i vetëm në botë është Kina dhe sipas tij, janë përpjekur disa herë që ta tërheqin Pekinin në luftë, por nuk ia kanë dalë.
“Bota e re do të lindë sapo të merren vesh amerikanët me kinezët dhe kjo nuk mund të ndodhë pa një përplasje të fortë diplomatike dhe ushtarake të Uashingtonit dhe Pekinit, është e pashmangshme. Por kur do të ndodhë, atë e vendosin ata vetë.
Amerikanët duan ta tërheqin Kinën në një përplasje. Tentuan të fërkohen me të në Taivan, mund të kërkojnë të fërkohen edhe në rajone të tjera, por kinezët nuk duan të përplasen. Nuk duan të luftojnë me Amerikën. Amerika e ka të qartë se kërcënimi i vetëm për SHBA-të nuk është Rusia, por Kina.
Për këtë arsye bota me rënien e unilateralizmit, me rënien e urdhërit liberal botëror që ra me sulmin e Putinit ndaj Ukrainës, kur ra unilateralizmi që kishte filluar që pas luftës së dytë botërore në vitin 2017. Kinezët nuk duan të tërhiqen në luftë në këtë moment”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian