Do përdoreshin për kryerjen e një ngjarje kriminale, policia e Vlorës sekuestron 2 automjete dhe lëndë djegëse

9 Shkurt 2026 | 17:11

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke sekuestruar dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse.

Më 8 shkurt 2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative, kryen kontrolle në aksin rrugor dhe në fshatin Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoren për kryerjen e një vepre kriminale.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti të fshehura në një ullishte dy automjete me targa të huaja: një Nissan dhe një Audi Q5, si dhe tre bidona me benzinë. Hetimet paraprake tregojnë se automjetet dhe lënda djegëse do të përdoren për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara janë në proces ekzaminimi shkencor, ndërsa grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’. Pas ndërhyrjes...
20:33 | 29/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026