“Do të kujdesemi”- Biden reagon në lidhje me balonën kineze të spiunazhit

4 Shkurt 2023 | 19:37

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-të “do të kujdesen” për balonën spiune kineze, e cila ka fluturuar në të gjithë Amerikën gjatë ditëve të fundit.

Biden, nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkuptonte me fjalë “kujdesje”.

Presidenti amerikan është përballur me një presion të vazhdueshëm për rrëzuar objektin me të cilin dyshohet se Pekini po vëzhgon vendet strategjike në SHBA.

Zyrtarët dolën kundër një lëvizje të tillë për shkak të rrezikut të rënies së mbeturinave.

Incidenti vjen në mes të situatës së tensionuar midis SHBA-së dhe Kinës, me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken që anuloi një udhëtim në Pekin të premten.

Blinken tha se prania e balonës së “mbikqyrjes” ishte “një akt i papërgjegjshëm”. Megjithatë, Kina, e cila e ka cilësuar devijimin e rrugëtimit të balonës si një defekt, kërkon një zgjidhje të qetë të mosmarrëveshjes.

Balona gjigante e bardhë u vu re për herë të fundit mbi Misuri dhe pritet të arrijë në bregun lindor të SHBA-së pranë Carolinas gjatë të dielës.

Në një tjetër zhvillim të premten, SHBA raportoi një tullumbace të dytë kineze që lundronte mbi Amerikën Latine.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar bisedoi këtv të shtunë me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Të dy...
15:02 | 11/07/2026

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19 të tjerë, ndërsa Kievi pret furnizime mbrojtëse dhe...
14:55 | 11/07/2026

Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara

Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë së një lagjeje të kontrolluar nga opozita në Ankara, si...
14:30 | 11/07/2026