VIDEO/ Zbardhet misteri i balonës misterioze në SHBA, Kina pranon që fshihet pas saj
Ministria e jashtme kineze ka reaguar në lidhje me balonën kineze të vëzhgimit që është parë duke fluturuar mbi vende strategjike në Shteteve Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarët amerikan të mbrojtjes thanë fillimisht se ishin të bindur se “baloni i mbikqyrjes në lartësi të madhe” i përkiste Pekinit.
Por në një deklaratë, ministria e jashtme e Kinës tha se baloni ishte përdorur prej tyre për qëllime “kryesisht meteorologjike”.
“Kinës i vjen keq për hyrjen e paqëllimshme, të balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës.
Objekti fluturoi fillimisht mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë u shfaq mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, sipas zyrtarëve.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se qeveria përgatiti avionë luftarakë, përfshirë F-22, në rast se Shtëpia e Bardhë urdhëronte që objekti të rrëzohej.
Udhëheqësit e lartë ushtarakë, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe gjeneralin Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, u takuan të mërkurën për të vlerësuar kërcënimin.
Montana, është vendi i një prej tre fushave të vetme raketore bërthamore në SHBA, dhe zyrtarët thanë se anija e dukshme spiune po fluturonte mbi vende të sensitive për të mbledhur informacion.
Komanda amerikane vendosi të mos e rrëzonte objektin, pasi mbeturinat mund të shkaktonin dëmtim në fushën bërthamore.
It was just confirmed that the Chinese government currently has a spy balloon flying over the US which shut down the air space over Billings yesterday. This is footage from our reporter Travia outside the @KULR NBC studios of the ballon. (1/2) pic.twitter.com/uhjVeLk69C
— Bradley Warren (@bradmwarren) February 2, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Presidenti turk përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar
- 16:00 Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 15:48 Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente
- 15:44 Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit