Ish-bashkëpunëtori i Putinit: Lufta është e humbur, ekonomia ruse është në kolaps

31 Janar 2023 | 10:33

Analisti politik Abbas Gallyamov, person i cili dikur shkroi fjalimet e presidentit Putin, ka bërë një paralajmërim të fortë për grusht shteti.

Sipas Gallyamov, rusët do kërkojnë dikë si fajtor për humbjet e mëdha të shkaktuara në luftën në Ukrainë, e më tej problemet ekonomike nga sanksionet e Perëndimit, shkruan CNN.

“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një arsye se pse po ndodh kjo”, është shprehur Gallyamov.

Më tej analisti paralajmëron se Putin mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara në mars të 2024.

Sipas Gallyamov, rusët nuk kanë nevojë për të, ndërsa Putin mund të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të anulojë zgjedhjet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026