“Do vendosim tarifa ndaj BE”- Trump trondit bursat evropiane, zotimet për hakmarrje

3 Shkurt 2025 | 10:03

Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Bashkimit Evropian kanë shkaktuar një tronditje në bursat evropiane.

Ky paralajmërim vjen pas vendimit të administratës së tij për të aplikuar tarifa prej 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe një taksë shtesë prej 10% për importet nga Kina.

Indekset kryesore të aksioneve në Francë dhe Gjermani u ulën me rreth 2%, ndërsa indeksi FTSE 100 i Londrës ra me 1.2%.

Aksionet e prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen ranë me 5%, pasi kompania ka fabrika në Meksikë dhe është e ekspozuar ndaj ndikimit të tarifave. Industria e automobilave është një nga sektorët më të prekur nga këto masa të reja.

Stellantis, kompania e cila zotëron markat e makinave Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot, pësoi një rënie prej gati 6%, Mercedes me 4.4% dhe BMË me 4%.

Aksionet e prodhuesit të pijeve Diageo ranë me 3%, pasi kompania eksporton tekila nga Meksika në SHBA dhe konsiderohet e ekspozuar ndaj tarifave të mundshme.

Reagimi ndërkombëtar ndaj tarifave:

  • Në Kanada, qytetarët reaguan ndaj tarifave duke kënduar himnin kombëtar të SHBA-së gjatë ngjarjeve sportive. Ndërkohë, kryeministri Justin Trudeau vendosi tarifa hakmarrëse prej 25% mbi një gamë të gjerë mallrash amerikane, përfshirë birrën dhe pajisjet shtëpiake. I pyetur mbi spekulimet se Kanadaja mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, Trudeau u përgjigj shkurt: “Kjo nuk do të ndodhë”.
  • Meksika gjithashtu u zotua të hakmerret. Presidentja Claudia Sheinbaum deklaroi se qeveria ka përgatitur një “plan B” që përfshin masa tarifore dhe jotarifore për të mbrojtur interesat kombëtare.
  • Kina i cilësoi tarifat e planifikuara prej 10% si një “shkelje serioze” të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe njoftoi se po ngre një padi kundër SHBA-së. Pekini gjithashtu paralajmëroi se do të marrë “kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij legjitime”, por nuk ka deklaruar ende se si do të përgjigjet.
  • Deri më tani, Trump nuk ka specifikuar detajet e tarifave të mundshme për mallrat e BE-së. Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se BE-ja “do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo partneri tregtar që vendos në mënyrë të padrejtë ose arbitrare tarifa për mallrat e BE-së”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026