Dodik i “shpëton” burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë
Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur të zëvendësojë dënimin me burgim ndaj ish-kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një gjobë monetare, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
Vendimi është marrë pas propozimit të mbrojtjes dhe deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, ku Gjykata bëri të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është miratuar zëvendësimi i dënimit me burg me dënim me gjobë”.
Sipas Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës, dënimet me burg deri në një vit mund të zëvendësohen me gjobë, duke llogaritur një ditë burg si ekuivalente me 100 marka (rreth 50 euro). Për dënimin prej një viti burg, Dodik do të duhet të paguajë 36.500 marka, apo mbi 18.000 euro.
Dodik u dënua më herët me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë. Pak ditë më parë, ai humbi edhe mandatin si kryetar i entitetit serb të vendit, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)