“Dodik po na fut në luftë të hapur”! – Revoltohet deputeti i Bosnjës

8 Janar 2024 | 18:55

Sot në Banja Luka mbahet mbledhja e kryetarëve të të gjitha partive parlamentare me seli në Republikës Serbska, në të cilën diskutohet ‘Ligji i ri Zgjedhor i RS’ i shpallur nga Dodik.

Kjo po shihet si një tjetër minim i drejtpërdrejtë i shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, Safet Kesho, ka thënë për mediat boshnjake se Milorad Dodik është bartësi kryesor i të gjitha të këqijave: si ai për minimin e shtetit, ashtu edhe për festimin e 9 janarit qe ai e quajti antikushtetues.

“Unë mendoj se ky njeri po e çon Bosnjën dhe Hercegovinën drejtpërdrejt në luftë, por ajo që e shqetëson më shumë është fakti se nuk i intereson fare. Ai e di shumë mirë se kjo rrugë në të cilën ai është, nuk mund të përfundojë në asnjë mënyrë tjetër veçse me luftë. Padyshim që nuk e shqetëson, familja e tij nuk do të gjendet në atë vorbull lufte. Nëse e gjejnë njëri-tjetrin, do të kërkojnë të pasurohen edhe më shumë në atë luftë”, shprehet Kesho, duke sqaruar se ky është thelbi i problemit me Dodikun.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026