Doganë dhe urë e re me Malin e Zi, Shqipëria firmos 9 marrëveshje në Podgoricë

26 Shkurt 2023 | 20:00

Qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvillojnë këtë të hënë një mbledhje të përbashkët për të firmosur 9 marrëveshje dy-palëshe. Mes tyre, pritet hapja e një pike të re kufitare dhe ndërtimi i një ure mbi Bunë.

Dritan Abazoviç pret këtë të hënë kryeministrin Edi RamaPodgoricë. Takimi mes dy homologëve merr rëndësi të veçantë, pasi në të do të përfshihen edhe ministrat e qeverisë të Malit të Zi dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar në një sërë fushash.

Mbledhja e përbashkët në kryeqytetin malazez do t’i hapë rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën NikollëPulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që do të firmosen nga Rama e Abazoviç.

Të tjerat që do të nënshkruhen nga ministrat respektiv përfshijnë memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.

Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. 

Me gjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026