Doktrina e re Politikës së Jashtme ruse: SHBA kërcënimi më i madh

1 Prill 2023 | 17:59

Rusia ka renditur Shtetet e Bashkuara si kërcënimin më të madh në një doktrinë të re për politikën e jashtme, e nënshkruar nga presidenti Putin.

Sipas dokumentit, tani Moska duhet t’i ndërtojë marrëdhëniet bazuar në modelin e përballjes ekzistenciale me vendet perëndimore.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nismëtari dhe përcjellësi kryesor i ndjesisë anti-ruse dhe në përgjithësi, politika e Perëndimit, që synon të dobësojë Rusinë në çdo aspekt, karakterizohet nga një luftë e re hibride. Natyra e kërcënimit ekzistencial ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë, e udhëhequr nga veprimet e shteteve jomiqësore, njihet në politikën e re të jashtme”, deklaroi ministri i  Lavrov.

Kina dhe India janë tashmë zyrtarisht partnerët kryesorë të Rusisë, që konfirmon kthimin e politikave të saj drejt Lindjes.

Doktrina e re e politikës së jashtme ruse vjen pas vizitës së presidentit kinez në Moskë, ku ai dhe Putin nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026