Dokumentet sekrete, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë

13 Qershor 2023 | 07:23

Ish-Presidenti Donald Trump mbërriti në Florida përpara paraqitjes në një gjykatë federale në Majemi të martën, si pjesë e një padie për mbatjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Zoti Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave, mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale.

Dalja para gjykatës në Majemi është planifikuar të ndodhë të martën në orën 15:00 me orën lokale. Kjo do të jetë hera e dytë që nga muaji prill, që zoti Trump përballet me akuza penale. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë. Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbatjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Nëse shpallet fajtor, zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.

Ish-Presidenti thotë se është i pafajshëm dhe është zotuar se do të vazhdojë fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024.

Zoti Trump, i cili mbush 77 vjeç të mërkurën, la klubin e tij të golfit në Bedminster të shtetit të Nju Xhersit shoqëruar nga një autokolonë ndërsa mbështetës të tij ishin mbledhur për një tubim mesdite në një tjetër klub golfi në zotërim të tij, në Majemi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026