Dokumenti/ Braçe i drejtohet KQZ-së: Dua rezultatet e marra si deputet në të gjitha mandatet

30 Mars 2026 | 08:43

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me kërkesën zyrtare të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cila është protokolluar në KQZ. Dokumenti, i cili mban numrin e regjistrimit dhe firmën e vetë deputetit, rezulton të jetë një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një bilanc të plotë historik të peshës së tij elektorale.

Sipas informacioneve të reja, kjo kërkesë vjen vetëm pak ditë përpara mbledhjes së asamblesë socialiste të Njësisë 5, ku Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në vitin 2027.

Përmes një shkrese të datës 24 mars, deputeti kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij, të detajuara në numër votash dhe përqindje, për një periudhë që përfshin tre dekada:

  1. Rezultatet si deputet që nga zgjedhja e tij e parë në qarkun Berat në vitin 1996.
  2. Rezultatin e Partisë Socialiste në rang qarku për vitin 2009 në të gjitha ZAZ-të e Beratit.
  3. Rezultatet elektorale në Divjakë për vitet 2013, 2017 dhe 2021.
  4. Bilancin specifik të votave të marra prej tij si deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.

Megjithëse dokumentacioni i Kuvendit konfirmon zyrtarisht përcjelljen e kërkesës, mbetet ende e paqartë arsyeja e vërtetë e këtij “skaneri” pikërisht në këtë kohë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik për investimet e parashikuara në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke deklaruar se pretendimet për...
11:03 | 05/07/2026

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026

“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë

Briseida Çakërri deputete e PS-së së Vlorës ka folur këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania lidhur me protestën në ditën...
22:15 | 04/07/2026