Dominique Pelicot autori i dyshuar, zhvarroset Sophie Narm! Pritet të zgjidhet vrasja pas 35 vitesh
Rasti i Sophie Narm, i cili ka mbetur i pazgjidhur për 35 vjet, po rikthehet në qendër të vëmendjes pasi trupi i saj u zhvarros mëngjesin e së martës, më 14 prill.
Ky zhvillim u konfirmua për Le Parisien nga Beatrice Zavaro, avokate e Dominique Pelicot, si dhe Florence Rolle, avokate e familjes së viktimës.
Vendimi për zhvarrosjen e trupit të saj u miratua më 7 nëntor nga Gjykata e Apelit e Versajës, me qëllim që të hetohej nëse Dominique Pelicot mund të ketë pasur ndonjë lidhje me rastin e agjentes 23-vjeçare të pasurive të paluajtshme, e cila u përdhunua dhe u vra në vitin 1991 në Paris.
Trupi i Sophie Narm u gjet më 4 dhjetor 1991, në një apartament në Rue Manin. Gruaja e re kishte shkuar në vendngjarje për një takim pune për të paraqitur pronën. Sipas hetimit, ajo ishte rrahur dhe ishte gjetur gjysmë e zhveshur nga drejtori i agjencisë së pasurive të paluajtshme ku ajo punonte.
Autori i krimit nuk u identifikua kurrë, por kohët e fundit dolën informacione të reja që e sollën çështjen përsëri nën mikroskopin e autoriteteve. Dominique Pelicot ka pranuar pjesërisht përfshirjen e tij në tentativën e përdhunimit të një agjenti tjetër të pasurive të paluajtshme në vitin 1999 në Seine-et-Marne, pasi u identifikua përmes ADN-së.
Izraeli zotohet se nuk do të tërhiqet nga Libani, teksa vendet përgatiten për një raund të ri bisedimesh
Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase
Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
- 16:48 Izraeli zotohet se nuk do të tërhiqet nga Libani, teksa vendet përgatiten për një raund të ri bisedimesh
- 16:39 Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK
- 16:32 Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona
- 16:31 Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase
- 16:21 Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
- 16:13 Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori