Donald Trump: Bordi i Paqes do të mbikëqyrë Kombet e Bashkuara
Donald Trump deklaroi sot se Bordi i tij i Paqes planifikon të bashkëpunojë “shumë ngushtë” me Kombet e Bashkuara (OKB) në të ardhmen, duke shtuar se ky organ do të ketë një rol mbikëqyrës ndaj institucionit ndërkombëtar.
Deklarata vjen në një kohë kur disa vende aleate, përfshirë Vatikani, kanë shmangur anëtarësimin në bord, me arsyetimin se një strukturë e tillë mund të uzurpojë kompetencat e OKB-së.
“Mendoj se Kombet e Bashkuara kanë potencial të madh, me të vërtetë potencial të madh,” tha Trump. “Bordi i Paqes do të mbikëqyrë pothuajse Kombet e Bashkuara dhe do të sigurohet që ato të funksionojnë siç duhet.”
Presidenti theksoi gjithashtu se nëse OKB-ja do të ketë nevojë për ndihmë “në aspektin financiar”, Bordi i Paqes është i gatshëm të ndërhyjë, duke sugjeruar një rol më të gjerë të këtij organi në çështjet ndërkombëtare.
Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare