Donald Trump i lë letër Joe Biden sipas traditës presidenciale
Presidenti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka hequr dorë nga tradita presidenciale, duke i lënë presidentit pasardhës i cili do te betohet sot, Joe Biden letrën presidenciale.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë është shkruar te letra, por ajo që dihet është se para largimit të Donald Trump nga zyra ovale, i ka lëne letrën Joe Biden, ky informacion bëhet i ditur nga një nga zëdhënesit e Trump.
Trump left a note for President-elect Joe Biden in the Oval, per a spokesperson. This is a tradition going back through Reagan.
— Daniel Strauss (@DanielStrauss4) January 20, 2021
Në të kaluarën, presidentët kanë përdorur këto letra për të nënvizuar rëndësinë e punës, vështirësitë dhe vetminë që nganjëherë vjen me këtë post.
Këto letra përgjithësisht kanë lënë mesazhe mbështetje për një presidencë të suksesshme, presidentit pasardhës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në letrën e ish-presidentit George W. Bush për ish-presidentin Barack Obama kur mori postin si president i SHBA-së, të cilën e kishte lënë në zyrën ovale,
Obama ishte paralajmeruar se do të përballej me shumë sfida, që kritikët e do të “tërboheshin”, dhe “miqtë” do të zhgënjeheshin, por ish-presidenti Bush kishte shkruar gjithashtu se “ti do të kesh një Zot të Plotfuqishëm për të të ngushëlluar, një familje që të do dhe një vend që të inkurajon që t’ia dalësh, përfshirë dhe mua.”
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit