Donald Tusk gjobitet me heqje patente për 3 muaj për tejkalim shpejtësie
Policia polake ka pezulluar përkohësisht patentën e ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian Donald Tusk pasi u kap duke i dhënë makinës përtej normave të lejuara të shpejtësisë.
64-vjeçari, sot kreu i partisë kryesore opozitare në Poloni, tha të shtunën në Facebook se gjoba “ishte e drejtë” dhe e pranonte “pa e diskutuar”. Tusk do t’i pezullohet patenta për tre muaj dhe do shtohen 10 pikë, nga 24 që lejohet në total, si dhe gjobë për tejkalim shpejtësie.
Autoritetet thanë se Tusk po i jepte makinës me 100 km/h, ndërkohë që limit ishte 50 km/h.
Qytetarët kanë komentuar në postimin e Tusk në Twitter duke ngritur shqetësimin për shkallën e lartë të fataliteteve në vend për shkak të aksidenteve si pasojë e shpejtësisë së lartë.
LEXONI GJITHASHTU
- Shtohen aksidentet rrugore në Shqipëri, 13.4% më shumë se në vitin 2020
- Ekskluzive/ Euronews Albania siguron pamjet e aksidentit me 2 viktima tek ’21 dhjetori’
- Aksidentet rrugore shkaku i dytë për numrin më të lartë të vdekjeve
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 10:23 Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian