‘Donte vaksinë pa radhë’, mjeku tregon si u dhunua në urgjencën e Infektivit
Mjeku Gent Stroni tregoi një rast ku ka rënë pre e dhunimit nga familjari i një pacienteje.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Stroni u shpreh se teksa po punonte në ugjencën e Infektivit, një person donte që vaksina e gripit të së shoqes të kryhej pa radhë.
Stroni tha se është goditur fizikisht dhe ofenduar nga personi në fjalë.
“Unë kam pasur një rast dhe u mbajtën disa protesta. Ligji ndryshoi nga një gjobitje për agresorin, në heqje lirie nga dy në shtatë vjet. Por a ka pasur mbas kësaj, raste të tilla? Sigurisht që ka pasur, vazhdojnë presionet, dhuna e me radhë, por a është dënuar njeri?
Ka qenë viti 2018, kam qenë në urgjencë. Një familjar që pretendonte të bënte jashtë radhe vaksinën e gripit të së shoqes, ndërkohë që ajo bëhet në mënyrë ambulatore. Bëhet fjalë për urgjencën e Infektivit, i them që do duhet të prisni në radhë dhe do t’ju shërbejmë. Kërkonte urgjencë, e dua tani dhe s’ka. Kjo shkaktoi konfliktin, goditje fizike dhe fyerje. Isha i detyruar ta vazhdoja punën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit