Dorë e hekurt ndaj shkelësve: Kapesh i dehur në timon për herë të dytë? Humb patentën përgjithmonë

8 Maj 2026 | 12:46

Në amendamentin e propozuar nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe parashikohet dorë e hekurt për shoferët që ngasin makinën në gjendje të dehur. Në rastet kur një drejtues kapet me mbi 0.5 g/l alkool në gjak dhe është përsëritës i një shkeljeje të mëparshme për drejtim nën ndikimin e alkoolit, i hiqet patenta përgjithmonë.

Sipas propozimeve, drejtimi i automjetit pa patentë do të sjellë ndalimin e pajisjes me leje drejtimi për një periudhë 1-vjeçare.

Për personat e mitur që nuk kanë marrë ende patentë, parashikohet që leja e drejtimit të mund të merret vetëm dy vite pas plotësimit të moshës së lejuar, duke e çuar praktikisht në 20 vjeç moshën e pajisjes për herë të parë me patentë.

Gjithashtu, për drejtuesit në vitin e parë të patentës, propozohet tolerancë zero për alkoolin gjatë drejtimit të automjetit.

Në lidhje me kufizimet e shpejtësisë, parashikohet që në autostrada shpejtësia maksimale të jetë 90 km/h, ndërsa në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara 80 km/h. Shkelja e këtyre kufijve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim patente për 1 muaj dhe heqje pikësh sipas rregullave në fuqi.

Për shoferët e rinj, deri në 2 vite nga pajisja me patentë, propozohet që të mos lejohet drejtimi i automjetit në orarin 24:00–06:00 pa praninë e një drejtuesi tjetër me të paktën 3 vite eksperiencë.

Nëse gjatë vitit të parë nuk kryhen shkelje, kufizimet për këtë kategori drejtuesish hiqen automatikisht. Ndërsa në rast të dy shkeljeve gjatë periudhës së provës, ajo zgjatet edhe me një vit tjetër, duke rikthyer kufizimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026