Dorëheqja e Draghit, analistët: Përfiton ekstremi i djathtë
Pasiguria politike ka përfshirë Italinë pas krizës qeveritare të shkaktuar nga partia populiste Lëvizja 5 Yjet.
Kryeministri Mario Draghi, dorëheqja e të cilit u refuzua nga presidenti, po mat forcën për të parë nëse mund të fitojë votëbesimin në Parlament. Në rrugë ka një ndjesi shqetësimi, edhe pse me këndvështrime të ndryshme.
“Kjo është një qeveri që nuk është zgjedhur kurrë. Kemi qeveri të drejtuara nga teknokratë prej 30 vitesh. Duhet të bëjmë një gjë: të mbajmë zgjedhje, kushdo që fiton qeverinë. Duhet të kemi një kryeministër, të tjerat s’kanë rëndësi”, thotë Delio Barbati, banor i Romës.
“Në këtë moment krize botërore një situatë e tillë është e papranueshme. Nevojitet që politikanët të arrijnë një marrëveshje që ta shtyjnë krizën të paktën deri në fund të verës, pas luftës”, shprehet një tjetër banor i Romës, Corrado Della Vista.
Sipas disa sondazheve, nëse kriza do të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ato do të fitohen nga e djathta ekstreme, edhe pse ata nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë.
“Partitë e krahut të djathtë po festojnë për atë që ndodhi. Ato janë përfitueset kryesore nga kjo situatë, me liderët e tyre Meloni, Salvini apo Berlusconi. Kjo, sepse kriza aktuale u ka dhënë atyre më shumë fuqi për të negociuar. Ndaj, nëse qeveria aktuale qëndron, ata do të kenë më shumë hapësirë për vetveten dhe do të sigurojnë më shumë pushtet. Ndërsa nëse qeveria bie do të ketë zgjedhje të reja, por për këtë nuk do të jetë faji i tyre”, theksoi analisti Giovanni Orsina.
Përpara se të flasë në Parlament të mërkurën, Draghi do të nënshkruajë një marrëveshje historike energjetike me Algjerinë, që do t’i japë fund vartësisë nga gazi rus; një as nën mëngën e tij, që mund të cënojë figurën e atyre që do të votojnë kundër qeverisë së tij.
LEXONI GJITHASHTU
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë