Dorëheqja e z. Doshi Franko Egro: Lëvizje taktike për t’ia kaluar mandatin PS-së
Gazetari Franko Egro analizon dorëheqjen e z. Doshi nga kandidatura për deputet. Ai e cilësoi këtë largim si një lëvizje taktike për t’ia kaluar mandatin e fituar PS-së.
“Të them të drejtën një surprizë ky vendim i z. Doshi pasi sipas rezultateve deri tani partia që ai drejton është duke marrë një mandat. Gjatë fushatës Ambasada Amerikane ka thënë se z. Doshi nuk duhej të merrte pjesë në fushatë dhe ja kërkoi edhe kryeministrit Rama këtë. Ai përdori fuqinë e tij për t’ia kaluar mandatin që do fitojë PS-së dhe këtë e tha gjatë deklaratës, se mandati i kalon PS-së. Nëse situata atëhere mund të shpjegohet me një shërbim që i ka bërë PS-së,” tha gazetari Franko Egro.
Gazetari Franko Egro analizoi dhe deklaratën për media të kryetarit të PD-së Lulzim Basha si inkurajimi për komisionerët
“Kjo deklaratë është një inkurajimi për komisionerët të cilët po qëndrojnë më orë të gjata për të pritur rezultatin e zgjedhjeve,” u shpreh Franko Egro.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë