“Dorëheqje, dorëheqje”- Prindër e qytetarë në protestë për 14-vjeçarin

21 Nëntor 2024 | 12:09

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit M.C. është zhvendosur nga shkolla e të miturit drejt Ministrisë së Arsimit, ku prindër, nxënës e qytetarë të shumtë kërkuan dorëheqjen e ministres. Me thirrjet dorëheqje, dorëheqje një nga protestueset u shpreh:

“Dorëheqje, dorëheqje. Unë kam një vëlla në gjimnaz dhe sot jam e tmerruar dhe kam frikë se vëllai im nuk do më vijë gjallë në shtëpi. Çfarë na duhet cilësia e arsimit kur ne nuk jemi të sigurtë në shkolla, nuk jemi të sigurtë në rrugë, nuk jemi të sigurtë as në shtëpi. Ministrja nuk mban as një minut heshtje, nuk ka përgjegjësi insitucionale, morale… dorëheqje, dorëheqje”.

“Deri kur do të presim që këta të ikin, deri kur arkivoli do vi në shtëpinë tonë? Jemi të pasigurt pasi çdo ditë ka një atentat, çdo ditë vriten të pafajshëm sepse këtu është normalizuar dhuna duke u kthyer në insitucion, me dhunë matet mënyra nëse je apo jo i suksesshëm”, tha e reja duke vijuar me kërkesën për dorëheqje.

LEXONI GJITHASHTU:

“Pse s’kërkojnë falje prindërit e autorit që vrau 14-vjeçarin”? Dyshimet e gazetarit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026