Dorëzohet piano e vjedhur, karabinierët italianë në Shqipëri

26 Korrik 2022 | 17:32

Një piano me vlera të mëdha kulturore i ra në dorë një tregtari të vogël instrumentesh muzikore në Vorë.

Atij ia çuan dy të rinjtë në dyqan të cilëve në këmbim iu dha 2 bokse dëgjimi.

Gëzim Haxhiu vuri re se klavikorda nuk ishte një instrument i zakonshëm por e shekullit XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane.

Lajmërimi i autoriteteve vuri në lëvizje edhe prokuroritë e Tiranës dhe Romës ku pas disa letërporosive u arrit të bëhej dorëzimi i pianos së vjedhur.

 “ Vlera e objektit është e rëndësishme në aspektin historik dhe mbi të gjithë në aspektin e identitetit. Është një vlerë kulturore që i përket një pasurie kombëtare që ishte në dispozicion të të gjithëve përfshirë konservatorit të Parmës dhe iu rikthehet të gjithë qytetarëve italianë dhe pasurisë kulturore kombëtare. Babai im ishte arbëresh (flet shqip), prandaj jam shumë I lidhur me Shqipërinë. Mendoj që bashkëpunimi mes dy vendeve tona është I rëndësishëm. E shohim njëri-tjetrin nga dy brigjet e përbashkët të detit. Mund të bashkëpunojmë së bashku. Ky rezultat i sotëm është parathënia për punën që do të bëjmë së bashku, edhe për një formacion të bashkimit, të specializuar që merret profesionalisht me vlerat kulturore,” – u shpreh Roberto Riccardi, komandant i karabinierisë italiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026